Lajme

KQZ publikon planin e konferencave për zgjedhjet e nesërme

06/10/2017 13:33
nga:A. R.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar planin e konferencave që do të mbajë nesër gjatë kohës së do të mbahen zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas njoftimit, konferencën e parë që do ta mbaj KQZ-ja është në ora 08:00, ku do njoftohet për hapjen e qendrave të votimit në Kosovë.

Konferenca tjetër do të mbahet në ora 11:30, ku do të njoftohet për pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00, dhe ecurinë e procesit zgjedhor.

Konferenca e tretë do të mbahet në orën 15:30, ku do të njoftohet për pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00, si dhe ecurinë e procesit zgjedhor. Kurse, në orën 19:30, do të mbahet konferenca tjetër, ku do të njoftohet për pjesëmarrjen në votime deri në orën 19:00, dhe mbylljen e vendvotimeve.

Përndryshe kohën e saktë të konferencës së pestë, lidhur me shpalljen e rezultateve preleminare, KQZ ka thënë se do të njoftojnë me kohë.

12/08/2019 08:54

KQZ: Brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve asgjësohet materiali zgjedhor