Lajme

KQZ në pritje të Gjykatës Supreme

11/13/2019 10:40
nga:B. D

Zëdhënësi për medie nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, për Gazetën Blic ka njoftuar se janë duke pritur nga Gjykata Supreme për ankesat lidhur me vendimin e PZAP-së për rinumërim.

Ai ka thënë se sapo të ketë ndonjë konfirmim nga ana e tyre, KQZ-ja do të vazhdoj me hapat e mëtutjeshëm ku do të informoj publikun për vendimet që do ndërmerren.

“Aktualisht jemi në pritje të konfirmimit nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë ankesë lidhur me vendimin e PZAP-it për rinumërim. Sapo të kemi konfirmimin do t’iu mbajmë të informuar lidhur me hapat e mëtejshëm të KQZ-së”, tha Elezi për GazetaBlic.

Gjykata Supreme gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se Supremja ka pranuar 5 ankesa nga kandidatët për deputetë të partive të ndryshme.

Supremja për të marr një vendim lidhur me ankesa ka afat 72 orë.

12/08/2019 08:54

KQZ: Brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve asgjësohet materiali zgjedhor