Lajme

KQZ mban mbledhje pas helmimit të 26 zyrtarëve të saj

10/13/2019 19:47
nga:Y I

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë një mbledhje pas alergjisë që morën zyrtarët kosovarë të Qendrës së Numërimit të Rezultateve nga votat që erdhën nga Serbia.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për klankosova.tv se mbledhja do të mbahet për këtë rast.

26 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore pasi kanë shfletuar votat e ardhura nga Serbia. Ata kanë pësuar skuqje në duar, fytyrë e sy por ende nuk ka dalë një rezultat përfundimtar se nga çka u shkaktuan këto.