Uncategorized

KQZ konfirmon se të dielën nis numërimi i votave me kusht dhe me postë

11/25/2017 17:32
nga:A. R.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të dielën në orën 10:00 fillon numërimin e votave me kusht në të gjitha komunat ku kanë mbetur pa u numëruar. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka.

Pos Komunës së Rahovecit dhe Dragashit që pjesërisht do të rinumërohen votat e balotazhit, nesër gjithashtu fillon numërimi i votave me kusht në të gjitha komunat që ishin në balotazh, në komunat e mbetura.

“Nesër në orën 10:00 do të fillojë rinumërimi i votave në Komunën e Dragashit disa kuti dhe në Komunën e Rahovecit në disa vendvotime. Pas kësaj, fillon numërimi i votave me kusht në të gjitha komunat që kanë mbetur pa u numëruar”, ka thënë Daka për Express.

Në më pak se gjysmë ore, Gjykata Supreme ka vendosur në favor që Prishtina dhe Prizreni të mos shkojnë në rinumërim të votave, ashtu siç ka kërkuar PZAP’ja.

11/20/2019 17:40

Daka i njofton ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave me aktivitetet që po bëhen në QNR