Lajme

KQZ kërkon nga presidenti fillimin e reformës zgjedhore

12/19/2017 13:45
nga:A. R.

Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka ka kërkuar që të fillojë reforma zgjedhore në momentin që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve lokale.

Këtë ajo e tha në konferencën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime Gjinore me temën “Përmirësimi i Llogaridhënies Institucionale për Zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore” ku mori pjesë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

“Reforma zgjedhore neve na pret. Shfrytëzoj rastin që këtu e kemi edhe presidentin e Republikës së Kosovës. Kërkoj në një farë mënyrë në emër të KQZ që reforma zgjedhore të fillojë në momentin që të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve lokale. Në zgjedhjet e fundit nacionale dhe lokale kemi vërejtur shumë mangësi dhe shumë vërejtje dhe problemet që janë shfaqur. Prandaj të gjitha institucionet duhet ta kenë këtë parasysh, edhe Presidenti dhe të iniciojnë reformën zgjedhore”, është shpehur Daka.

12/14/2019 21:04

Detaje ekskluzive nga takimet Albin Kurti- Isa Mustafa: Ky është “Propozimi Ideal” i VV-së për presidentin. LDK s’tërhiqet dhe pikë