Lajme

KQZ: Kanë mbetur edhe 37 vendvotime për rinumërim, ky proces pritet të përfundoj sot

11/24/2019 09:16
nga:B. D

Procesi i rinumërimit i 1407 vendvotimeve, pritet që të përfundoj sot, shkruan GazetaBlic.

Këtë e bën të ditur për GazetaBlic zëdhënësi për medie nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ku thotë se 1407 vendvotimet që janë duke u rinumëruar sipas vendimit të PZAP-së pritet të përfundoj gjatë ditës së sotme.

Elezi njoftoi se kanë mbetur edhe 37 vendvotime që do të rinumërohen sot.

“Procesi i rinumërimit të 1407 vendvotime sipas vendimit të PZAP-it do të përfundon sot (e diele). Janë vetëm edhe 37 vendvotime që do të rinumërohen sot”, thotë Elezi për GazetaBlic.

03/16/2020 19:19

Elshani: Ministri Vitia rrezikoi qytetarët e Podujevës