Lajme

KQZ-ja pranon raportin përfundimtar të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit

01/22/2020 14:20
nga:B. D

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka priti në takim Anëtaren e Parlamentit Europian, Viola von Cramon, e cila është edhe Kryesuese e Vëzhguesve të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Ajo shoqërohej nga bashkëpunëtorë dhe nga përfaqësues të Zyrës së BE-së në Kosovë.

Në emër të KQZ-së, kryetarja Daka pranoi raportin përfundimtar të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019.

Viola von Cramon sot është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.

KQZ-ja pranoi raportin përfundimtar të vëzhguesve të BE-së për zgjedhjet e 6 tetorit Prishtinë, 22 janar 2020 –…

Publiée par Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sur Mercredi 22 janvier 2020

07/20/2020 16:29

SHBA presion Bashkimit Evropian: Mbani premtimin – liberalizoni vizat për kosovarët