Lajme

KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit

12/10/2025 16:25
nga:Genita C

KQZ po mbanë mbledhjen e radhës në të cilën janë duke u certifikuar listat e kandidatëve të subjekteve politike për deputet.

Teksa po votohej për certifikim të listave për deputet, ajo e Listës Serbe nuk kaloi, ishte Sami Kurteshi i VV’së që tha se është kundër certifikimit të këtij subjekti dhe listës së deputetëve të saj.

Me tre vota pro 2 kundër nga anëtarët e VV’së Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi dhe gjashtë abstenime nuk kaloi certifikimi i listës së deputetëve të Listës Serbe.