Lajme

KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit, 888 qendra të votimit në zgjedhjet e 14 shkurtit

01/13/2021 15:30
nga:A. R.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar listën e qendrave të votimit, për zgjedhjet e 14 shkurtit, shkruan Gazeta Blic.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë 888 qendra të votimit në mbarë Kosovën.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazeta Blic zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi.

“KQZ-ja miratoi listën e qendrave të votimit në të cilat do të zhvillohet procesi i votimit më 14 shkurt. Do të jenë gjithsej 888 qendra të votimit që do të hapen në ditën e zgjedhjeve”, ka deklaruar Elezi.

Ndryshe, KQZ-ja, sot ka njoftuar se të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote që jetojnë jashtë vendit mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës nga 13 janari deri më 21 janar.

KQZ del me njoftim për diasporën rreth aplikimit për votim përmes postës