Lajme

KQZ-ja merr vendimin për rinumërim të votave në disa vendvotime

10/09/2019 16:29
nga:B. D

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është prezantuar raportit të karantinës duhet të ketë rinumërim në  303vendvotime të cilat janë konsideruar se ka pasur parregullsi, shkruan Gazeta Blic.

Koordinatori i Qendrës të Numërimit dhe Rezultateve (QNR) Burim Ahmeti, tha se sipas raportit të karantinës së QNR duhet të ketë rinumërim të tërësishëm të disa vendvotimeve  sepse nuk ka pasur përputhje të numrit të shiritave dhe të numrit të zarfeve të votimit me kusht.

“Në QNR gjatë pranimit të materialit një numër i materialit nuk mund të procesohet si i rregullt për shkak të parregullsive gjatë pranimit që kanë pasur të bëjnë gjatë pranimit me numrin e shiritave apo mospërputhjen e numrit të zarfeve të votimit me kusht”, tha Ahmeti.

“Këto materiale nuk kanë mundur me u procesu si të rregullta i kemi dërgu në hetim dhe pas hetimit e kemi raportin, raporti rekomandon që janë disa vendvotime që patjetër duhet të rinumërohet sepse në disa vendvotime nuk janë të plotësuara formularët e kandidatëve dhe në dy fletëvotime nuk janë anëtarët  e këshillit të vendvotimit dhe në disa mungojnë letrat e kandidatëve dhe për këtë rekomandohet që këto vendvotime të rinumërohen”, tha ai shkruan Gazeta Blic.

“Zarfet me kusht dhe mospërputhja e nënshkrimet me numrin e zarfeve, rekomandohet që të procesohen si të rregullta dhe aty ku ka zarf më tepër të hiqet ai zarf apo të anulohet”, shton ai.

“Rekomandimi tjetër është që vendvotimet që gjatë pranimit të materialit nuk kanë mundur mu procesu si të rregullta për shkak të mospërputhjeve dhe në këtë kategori ka dal që nuk ka mospërputhje, vendvotimet e kësaj kategorie janë proceduar si të rregullta”, tha ai.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, ka thënë se duhet të pranohen rekomandimet për rinumërimin e votave në tërësi në disa vendvotime të cilat janë nxjerrë si rekomandime nga raporti i karantinës së QNR.

“Janë disa vendvotime që duhet të rinumërohen në tërësi”, shtoi ajo.

KQZ-ja vendosi për rinumërimin e 303 vendvotimeve, bazuar në rekomandimin e Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve.

“S’po flitet për manipulim, por për një gabim teknik që ka ndodhur, për shkak të shtypjes së gabueshme të formularëve. Duhet të deklarohet publikisht e të mos fshihemi. Formularët janë shtypur gabimisht. I kujt është faji do të zbulohet gjatë ditëve të ardhshme. Sekretariati është bartës i shtypjes të cilët janë shpërndarë në të gjithë Kosovën. Janë shpërndarë të njëjtit formularë dhe të njëjtit e kanë pasur gabimin teknik që subjektet të cilat ishin të renditura në fletëvotimin, dhe në formular, por subjektit të parë i mungon rubrika. Për rrjedhojë të kësaj, disa komisionarë të cilëve iu ka ndez llamba, i kanë shkruar me saktësi, por disa të tjerëve që s’iu ka ndez llamba kanë vazhduar nga subjekti i dytë dhe kanë krijuar një huti. Përfundimisht, QNR i ka zbuluar 303 vendvotime deri më tani, të cilat janë plotësuar në këtë mënyrë. Si përfundim, këto formularë, qoftë sot, pas një muaji, s’mund të procedohen si të tilla sepse janë plotësuar në mënyrë të gabueshme. Kemi rekomandim për rinumërim të 303 vendvotimeve në tërësi”, ka thënë kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka,