Lajme

KQZ: Deri tani janë rinumëruar 903 vendvotime, mbesin edhe 504 apo 35.82%

11/20/2019 17:12
nga:B. D

Zëdhënësi për medie nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se deri në orën 16 janë rinumëruar edhe 63 vendvotime shtesë, shkruan GazetaBlic.

Elezi tha se në total numri i vendvotimeve të rinumëruara janë 903, ndërsa kanë mbetur edhe 504 vendvotime pa u rinumëruar apo 35%.

“Edhe 63 vendvotime të tjera janë rinumëruar gjatë ditës së sotme, deri në orën 16, sipas vendimit të PZAP-it. Pra, në total numri i vendvotimeve të rinumëruara është 903. Kanë mbetur edhe 504 vendvotime për tu rinumëruar apo 35.82%”, tha Elezi për GazetaBlic.

02/14/2020 10:16

KQZ-ja ndan kaq para për subjektet politike