Lajme

KQZ: Deri në ora 16 u rinumëruan 1034 vendvotime apo 73.49%

11/21/2019 17:53
nga:B. D

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka thënë që nga fillimi i rinumërimit të vendvotimeve më datë 13 nëntor e deri sot në orën 16 janë rinumëruar 1034 apo 73.49%, shkruan GazetaBlic.

Elezi tha se vetëm sot janë rinumëruar 65 vendvotime.

“Vetëm deri në orën 16 të ditës së sotme, e enjte, janë rinumëruar 65 vendvotime. Në përgjithësi numri i vendvotimeve të rinumëruara, që nga pasditja e 13 nëntorit dhe deri më tani, është: 1 034 apo 73.49%”, tha ai.

Elezi njoftoi për GazetaBlic se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë 33 tavolina dhe për një ndërrim, një tavolinë numëron rreth 750 fletëvotime.

“Në QNR janë 33 tavolina numërimi dhe gjatë një ndërrimi (08:00-16:00) vetëm njëra prej tyre numëron mesatarisht 750 fletëvotime si dhe kryen të gjitha procedurat tjera që kanë të bëjnë me plotësimin e formularëve të rezultateve për subjektet politike dhe formularët e rezultateve të kandidatëve për deputetë”, ka thënë ai.

12/08/2019 08:54

KQZ: Brenda 60 ditëve pas certifikimit të rezultateve asgjësohet materiali zgjedhor