Lajme

KQZ certifikon rezultatin e balotazhit për 14 komuna

12/07/2017 14:22
nga:M H

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të raundit të dytë për 12 komuna.

Komunat, në të cilat KQZ-ja ka certifikuar rezultatet janë Gjakova, Gjilani, Dragashi, Kaçaniku, Kamenica, Mitrovica e Jugut, Obiliqi, Podujeva, Shtimja, Suhareka, Vushtrria dhe Malisheva.

Poashtu KQZ në mbledhjen e sotme ka certifikuar rezultatin përfundimtar të Rivotimit për Kryetar të Komunës së Parteshit.

Sot është shpallur edhe rezultati përfundimtar i zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Kllokotit dhe u bë e ditur se nga koha e shpalljes fillon të rrjedhë afati 24 orësh për ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi edhe rezultatin përfundimtar të Zgjedhjeve për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, që u mbajtën më 22 tetor.

Në mbledhjet e kaluara, KQZ pati certifikuar rezultatin përfundimtar të 37 Kuvendeve Komunale.

12/10/2017 15:30

Nesër nis fushata zgjedhore në Istog