Sporti

Kovaçiç ‘thumbon’ Mauro Icardin: Ti nuk je sulmuesi më i mirë në botë

12/05/2017 18:00
nga:E.A

Mateo Kovaçiç ka komentuar me diplomaci zërat e një transferimi të mundshëm te Reali i Madridit, të kapitenit të Interit Mauro Icardi.

Mesfushori kroat ka luajtur bashkë me Icardin te ziekaltrit dhe i njeh mirë aftësitë e argjentinasit, por ka theksuar se te madrilenët luan aktualisht sulmuesi më i mirë në botë, Karim Benzema.

“Mauro është një sulmues mjaft i mirë dhe shënon shumë gola. Kam shumë miqësi me të, pasi rrinim shumë bashkë në Milano. Nuk e di nëse do të vijë te Reali apo jo, por ne kemi në skuadër sulmuesin më të mirë në botë, që është Benzema, ndaj nuk është se kemi shumë nevoja në atë repart”, u shpreh kroati.

12/10/2017 18:59

Icardi me urim special për gruan e tij, Wandën (FOTO)