Sporti

Kovacic rikthehet në Serie A!

06/12/2019 12:13
nga:Lorik J

Mateo Kovacic mund të kthehet në Inter pas përfundimit të huazimit tek Chelsea, pasi nuk ka vend për të në Real Madrid.

Chelsea nuk pritet të marrë opsionin për të blerë kroatin, ndërsa Real Madridi nuk mund të garantojë vendin e tij në formacionin titullar, përcjell GazetaBlic.

Sipas Tuttosport, Inter janë të gatshëm të përfitojnë nga situata dhe ta sjellin Kovacic në San Siro.

Trajneri i ri, Antonio Conte është i gatshëm për të punuar me 25-vjeçarin dhe ka gjasa të kërkojë huazimin e tij.

Inter shiti Kovacicin në Real Madrid për 38 milion euro në verën e vitit 2015, por vlera e tij ka rënë pas tre sezoneve pa ndikim.

/GazetaBlic/