Sporti

Kovaç nuk është i sigurt për formacioni kundër Dortmundit në fundjavë

11/09/2018 17:24
nga:I S

Trajneri i Bayernit Kovaç ka folur për ndeshjen e cila do të zhvillohet këtë të diele kundër Dotmundit, por tekniku ende nuk e ka të qartë formacionin pasi ka disa mungesa.

“Do të mundohemi të luajmë sipas stilit tonë të lojës, sepse këtë gjë kemi bërë për 10 vite.

“E dimë që në mbrojtje duhet të tregohemi perfektë, sepse përballë kemi një rival shumë të rrezikshëm, që luan një futboll sulmues dhe krijon raste të shumta për gol” u shpreh Kovaç, shkruan GazetaBlic.

Tekniku tregon edhe për roben se a do të jetë në gjendje që të luan të dielen:

“Nuk mendoj se Dortmundi ka shumë pika të dobëta në këtë moment, duhet të mundohemi të gjejmë ndonjë prej tyre. Të gjithë janë mirë. Arjen është stërvitur të enjten, por ka probleme në gju dhe duhet të shohim deri pak orë para ndeshjes”

“Nuk e di ende a do të luajë, por di që gjithë lojtarët duan ta luajnë një ndeshje të tillë dhe e di që disa lojtarë do jenë të zhgënjyer kur të lexoj formacionin“, pëfundoi tekniku.

/GazetaBlic/