Euro2024

Kounde: E kërkova penalltinë, ushtroj shumë te Barcelona

07/06/2024 13:15
nga:E K

Reprezentuesi francez, Kounde ka zbuluar se penalltia që shënoi ndaj Portugalisë ishte e para që kur ishte adoleshent. Mbrojtësi ka treguar edhe arsyen se përse i ka ofruar penallti.

“Unë ushtroj rregullisht penalltitë në stërvitjet e Barcelonës, më pëlqen. Prandaj i kërkova trajnerit të më lejonte”, tha ai, transmeton GazetaBlic Sport.

“Është e vërtetë që ka lojtarë të mëdhenj me të cilët përballem, por kjo është arsyeja pse unë luaj futboll! Unë i dua ndeshjet e rëndësishme, ato më ndihmojnë të përmirësohem. Jam gjithmonë shumë i emocionuar të luaj kundër këtyre lojtarëve, përpiqem të ngrihem sfida në çdo kohë”, tha Kounde kur u pyet për kundërshtarin e ardhshëm të gjelave – Spanjën, dhe më konkretisht – Nico Williams.

/GazetaBlic Sport.