Sporti

Koulibaly refuzon 12 milionë euro në sezon nga PSG-ja, mbrojtësi i Napolit dëshiron vetëm Liverpoolin

05/28/2020 23:50
nga:M K

Është nga një mbrojtësit më të kërkuar, apriori më të mirë në Itali dhe jo vetëm.

Kalidou Koulibaly në secilën merkato që hapet bëhet pjesë e ballinave të mediave, teksa duket se tashmë ka zgjedhur destinacionin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic.

Sipas mediave franceze, senegalezi ka refuzuar 12 milionë euro në sezon nga PSG-ja, pasi dëshiron vetëm kalimin në Liverpool.

Tash e një kohë të gjatë ai ishte i lidhur me një transferim eventual në “Parkun e Princave”, por që duket se synimi i tij është diku tjetër.

Më herët, Manchester United ishte skuadra më e interesuar për t’i siguruar shërbimet e qendër-mbrojtësit fantastik, por që fatlum pritet të jetë rivali i përbetuar i “Djajve të Kuq”.

/GazetaBlic/

07/30/2020 10:27

Klopp e dëshiron me çdo kusht, Liverpool vë në radar përforcimin e ri