Gati një vit më parë, Kosova U21 u mposht nga Anglia U21, 2-0, në kuadër të grupit të tretë të kualifikimeve për kampionatin evropian për të rinj.
Vetëm një fitore do ta mbantë gjallë shpresën e djelmoshave të Prekazit për të vazhduar tutje, përcjell GazetaBlic.
Takimi i dytë, do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Përderisa vendasit ende nuk i kanë publikuar emrat e futbollistëve të ftuar, “albionët” veçse e kanë bërë këtë.
Më poshtë lista e plotë e lojtarëve të ftuar, kurse pritet zbarkim në Kosovë i shumë yjeve të Premier Ligës, si Hudson-Oddoi, Kelly, Nelson etj.
/GazetaBlic/