Showtime

‘Kosovë u bofsh Shqipni’, urimi i Oriolës inatos fansat, reagon ashpër modelja

02/18/2020 12:14
nga:L I

Modelja Oriola Marashi uroi dje pavarësinë e Kosovës me një shprehje patriotike “Urime Kosovë, u bofsh Shqipni”, mirëpo ky urim nuk u prit mirë nga shqiptarët e Kosovës.

Në një postim në Instastory, Oriola tregon se ndjekësit u inatosën me të duke i thënë se Kosova s’kishte pse të bëhej si Shqipëria.

Modelja reagoi me një status të gjatë ku sqaronte atë çfarë donte të thonte.

“Hey, unë nuk thashë ishalla Kosova bëhet si Shqipëria sepse në këto momente Kosova mund të ketë disa gjëra më të mira në drejtim apo në mënyrën sesi janë bërë zgjedhjet vendore dhe ju përgëzojmë për këtë fakt! Ideja ishte që Kosova të bëhet Shqipëri e madhe, të bëhemi 1 dhe e kam ëndërr këtë gjë. Pavarësisht se kjo mbase nuk do ndodhi kurrë, Kosova është dhe ka për të mbetur pjesë e Shqipërisë së Veriut dhe historinë nuk mund ta ndryshojmë dot! Po kjo nuk ju jep të drejtë të ofendoni dhe të thoni që Shqipërinë e ka mbyt kriminaliteti dhe dhuna, pavarësisht se kjo gjë mund të jetë e vërtetë. Të jesh patriot do të thotë t’i qëndrosh parimeve të tua në të mirë e në të keq. Mos harroni që Shqipëria ka derdhur gjak për pavarësinë e Kosovës njësoj siç ju ndihmuat me gjithçka kur ne na ndodhi fatkeqësia e tërmetit. Për mendimin tim, ai kufi nuk ekziston, kemi një gjak, një gjuhë, një flamur. Nuk ka nevojë për komente ofenduese sepse Shqipëria ka njerëzit më të mirë në botë dhe pyll pa derra nuk ka! Gëzuar edhe njëherë, paqe dhe dashuri! Shqipëri dhe Kosovë nuk jemi 1 vetëm për ndeshje apo kur na intereson ne, ok?”, shkruan Oriola.