Sporti

Kosovë-Shqipëri, përfundon pjesa e parë e takimit

11/30/2021 16:55
nga:Lorik J

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Kosovë-Shqipëri, në konkurrencën e femrave në futboll.

Kombëtarja e Shqipërisë ka shkuar në pushim me avantazh minimal prej 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e parë në këtë takim e ka shënuar, Kristina Maksuti, kurse Doci shënoi për 0-2 në favor të Shqipërisë.

Në fundin e pjesës së parë, Kaltrina Biqkaj shënoi për Kosovën.

/GazetaBlic Sport/