Sporti

Kosovë – Serbi, ja kur do të fillojë dueli i madh në xhudo

06/28/2018 15:09
nga:Lorik J

Kosova dhe Serbia do të përballen edhe sot në sport. Kësaj radhe dueli do të jetë në sportin e xhudos.

Xhudista Laura Fazliu nga Kosova do të përballet me Jovana Obradoviqin për vendin e tretë në Lojërat Mesdhetare 2018 deri në kategorinë -63 kilogramë, shkruan GazetaBlic

Gjithashtu edhe xhudisti i njohur kosovar, Akil Gjakova do të ndeshet me turkun Bilal Ciloglu për finalen e madhe për kategorinë deri në -73 kilogramë.

Finalja e Akil Gjakovës me turkun Bilal Ciloglu dhe lufta e Laura Fazliut me Jovana Obradoviq (Serbi) për medaljen e bronztë, zhvillohen në ora 17:00.

GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar për çdo risi për duelet e sportistëve shqiptarë.

 

10/24/2020 13:20

Akili fiton dhe kalon tutje