Sporti

Kosovë – Maltë, ja sa tifozë do të jenë në stadium

10/11/2018 20:20
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës sonte takohet me Maltën.

Kosova dhe Malta takohen sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic

Në këtë takim stadiumi ‘Fadil Vokrri’ do të jetë i stërmbushur.

Duke mos përfshirë gazetarët, VIP, VVIP, lojtarët dhe delegatët e duelit, në stadium priten të jenë rreth 12,700 tifozë të cilët do të motivojnë edhe më shumë komb%taren për të marrë tre pikët shumë të rëndësishme.

Stadiumi ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë numëron 12.898 ulëse, por jo të gjitha janë të vendosura për tifozë.

GazetaBlic do t’ju mbajë të informuar për çdo risi nga ky takim.