Sporti

Kosovë – Maltë, ja në cilat kanale mund ta shikoni ndeshjen

10/11/2018 20:00
nga:Lorik J

Kosova sot zhvillon një ndeshje shumë të rëndësishme.

Kombëtarja e Kosovës sonte takohet me Maltën me fillim nga ora 20:45, në kuadër të raundit të tretë të ndeshjeve të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic

Interesimi për ta përcjellur këtë takim nga afër në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ ishte i jashtëzakonshëm, andaj biletat janë shitur për një afat rekord prej pothuajse më pak se 24 orë.

Në stadium pritet të jenë prezent rreth 12,700 tifozë të Kosovës.

Të gjithë ju që nuk jeni pajisur me biletë – atëherë ndeshjen mund ta shikoni në Supersport Kosova dhe RTK.

Gjithashtu edhe GazetaBlic do t’ju raportojë për çdo risi nga ky duel.

12/13/2018 20:55

Haziri: Qeveria po del të jetë mosmirënjohëse ndaj BE-së