Sporti

Kosovë-Mali i Zi, kjo është vlera e dy kombëtareve

10/13/2019 12:57
nga:M K

Kosova nesër e pret Malin e Zi në një ndeshje tejet të rëndësishme të ciklit kualifikues.

Djelmoshat e Challandes do ta kenë përballë kombëtaren fqinje, e cila tashmë ka humbur të gjitha gjasat për një kualifikim eventual, shkruan GazetaBlic.

Ndërkaq, cilësia mes dy përfaqësueseve konfirmohet edhe nga “Transfermarkt”, pasi sipas këtij sajti, Kosova ka vlerë më të madhe për afro 15 milionë euro.

Vlera e “Dardanëve” shkon deri 74 milionë euro, me Milot Rashicën futbollistin më të vlefshëm, ndërsa te Mali i Zi, Savic kushton 35 milionë euro, pra më shumë se gjysma e komplet kombëtares malazeze, që kap shifrën 58.95 milionë euro.

/GazetaBlic/

11/19/2019 15:58

Gjatë këtij viti 1.600 migrantë kanë hyrë në territorin e Kosovës