Sporti

Kosovë – Islandë, mbyllet pjesa e parë në Pallatin e Rinisë dhe të Kulturës

02/20/2020 19:43
nga:M K

Është mbyllur para pak çastesh pjesa e parë e duelit Kosovë – Islandë, duel ky i vlefshëm për ndeshjen e parë të fazës preliminare kualifikuese për botërorin 2023.

Këto 20 minuta kaluan me dominimin e Kosovës, por që mysafirët në fund fare me 3 gjuajte të sakta të njëpasnjëshme për tre pikë, zbutën avantazhin fillestar të “Dardanëve”, të cilët e krijuan gjatë këtij çereku, shkruan GazetaBlic.

Gjithsesi, fraksioni u mbyll në favor të djelmoshave tanë, 35-34.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në dy çerekët vendimtarë, kurse ne do t’iu raportojmë në kohë reale për çdo ndryshim eventual.

HT Kosova – Islanda 35-34

/GazetaBlic/

02/20/2020 20:38

Vikingët bien në tokën e Dardanëve, Kosova mposht Islandën