Lajme

Kosovë, ditë me borë të dendur, ministri i ri merr masat

02/05/2020 07:07
nga:Norë Kelmendi

Dita e mërkurë e kësaj jave, ka filluar me një sasi të madhe bore e cila ka rënë pa ndërprerë gjatë natës së mbrëmshme, shkruan GazetaBlic.

Bora si duket sot ka mbuluar gjithçka, andaj edhe masat e sigurisë në trafik si dhe pastrimi i rrugëve, tashmë veç janë ndërmarrë me urdhër të ministrtit të ri të Infrastrukturës, Lumir Abdixhikut.

Ky është njoftimi i tij:

Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me ujë.

Sapo përcolla nga afër disa nga mirëmbajtësit e rrugëve. Jam në kontakt të vazhdueshëm me përgjegjësit e Ministrisë. Kam urdhëruar që të gjitha kompanitë përgjegjëse të jenë sonte, gjatë gjithë natës, në terren me përpjekje të shtuara.

 

 

03/22/2020 22:14

Fillojnë reshjet e borës në Kosovë!