Cool

Kosovari që e la duhanin, i tregon publikisht paratë e kursyera

12/07/2017 15:44
nga:D.I

Shaban Guri nga Kaçaniku ka bërë bujë në rrjetet sociale duke treguar publikisht kursimet e tij.

Sipas përshkrimit të tij ai këto kursime i ka bërë duke e lënë duhanin.

“Kush thotë se duhani dëmton shëndetin gabon, duhani dëmton edhe buxhetin. Këto kursime janë nga dalimi i duhanit”, ka thënë Guri duke publikuar monedhat 2 euroshe që ka kursyer.

Mes tjerash ai ka zbuluar se me këto para të mbledhura do të bëjë një vizitë në Mekë.

 

 

12/15/2017 22:08

Gjen një shumë parash në rrugë, i pastrehu bën diçka të pabesueshme