Lajme

Kosovari me dy fakultete të kryera, shankist në një kafiteri, sfidon liderët e shtetit!

04/23/2019 09:35
nga:Gazeta Blic

Përfundimi i Fakultetit në Republikën e Kosovës për fat të keq nuk të sjellë punën përkatëse. Një fat të këtillë e ka edhe Kastriot Bushi nga Kaçaniku, që ka të kryera dy Fakultetet; të Sociologjisë dhe Filozofisë.

Përmes një shkrimi në profilin e tij në “Facebook” ai ka sfiduar liderët e shtetit, presidentin dhe kryeministrin.

“Këto ditë ka filluar sfida e fidanëve nga krerët e shtetit. Sfidojë presidentin e Republikës shkëlqesinë e tij z. Hashim Thaçin, z. Kryeministrin Haradinaj dhe gjithë krerët e Opozitës që të provojnë ta kapin dorezën e aparatit për expresso”, ka shkruar ai.

Bushi në fund ka thënë se e përbashkëta tek të gjithë ne është, se jemi me fakultet. “Urdhëroni”. /Indeksonline/

05/20/2019 22:51

Limaj sulmon Thaçin: E ka dobësuar Kosovën përballë Serbisë