Sporti

Kosovarët leksione rumunëve për futboll, edhe Albion Rrahmani shënon sonte me fanellën e Rapid Bucurest

02/16/2024 20:40
nga:Mergim Rreci

Pas Ermal Krasniqit, Albion Rrahmani tashmë ka realizuar gol për Rapid Bucurest.

Rezultati në këtë takim tashmë është 2 me 0, me të dy golat të realizuar nga futbollistët kosovarë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ermal Krasniqi ka asistuar tek Rrahmani, i cili vazhdon shkëlqimin në Rumani.

Kujtojmë që më herët, gol në Rumani ka realizuar edhe Albin Berisha.