Sporti

Kosova – Zvicra, në këto kanale televizive do të transmetohet ndeshja

09/09/2023 10:11
nga:Mergim Rreci

Kosova dhe Zvicra do të përballen sonte në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian.

Pritet të jetë një ndeshje jashtëzakonisht interesante, me ‘Dardanët’ që kërkojnë befasinë ndaj kombëtares helvete, shkruan GazetaBlic Sport.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 20:45, me atmosferën që pritet të jetë fantastike në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin e SuperSport 3 dhe SuperSport Kosova 1.

/GazetaBlic Sport/