Sporti

Kosova U19 mposht Anglinë U19

02/19/2019 19:28
nga:M K

Kosova ka të ardhme të ndritur në futboll.

Këtë e dëshmon fakti se djelmoshat “verdhë e kaltër” fituan ndaj djepit të futbollit, Anglisë, shkruan GazetaBlic.

Në turneun ‘Roma Caput Mundi’, “Dardanët e rinj” fituan ndaj “albionëve të rinj” me rezultat 3-1.

Kujtojmë se kjo ishte dita e dytë e turneut, kurse dje Kosova në ndeshjen hapëse u mposht nga Lazio pas ekzekutimit të penalltive.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në vazhdim të këtij kompeticioni, kurse ne do t’iu raportojmë për çdo ndryshim eventual.

/GazetaBlic/

05/25/2019 23:51

Tuchel ka një mesazh për lojtarët e tij – Ja çfarë thotë ai