Sporti

Kosova U16 sot luan ndaj Andorrës në turneun e UEFA-s

04/22/2025 09:24
nga:Lorik J

 Kombëtarja e Kosovës U16 në futboll sot luan ndaj Andorrës.

Ky ballafaqim luhet në Shtëpinë e Futbollit në Tiranë nga ora 11:30, në kuadër të UEFA Development Tournament U16, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova në ndeshjen e parë triumfoi me rezultatin e thellë 0-7 ndaj Andorrës, kurse Andorra vjen nga fitorja ndaj Shqipërisë me rezultatin minimal 0:1.

Trajneri i Kosovës, Mehmet Kurda pret rezultat pozitiv edhe sot në këtë ballafaqim.

/GazetaBlic Sport