Sporti

Kosova synon medalje në Grand Slam “Abu Dhabi 2019”

10/23/2019 18:37
nga:M K

Kosova do ta përfaqësohet nga 4 garues Nesër fillon gara Grand Slam Abu Dabi në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku do të marrin pjesë 5 kontinente, 95 shtete dhe rreth 550 garues.

Kosova do ta përfaqësohet nga 4 garues. Kosovën do ta përfaqësojnë: Majlinda Kelmendi(-52kg), Nora Gjakova (-57kg) që ndeshen nesër, Akil Gjakova (-73kg) ndeshet pasnesër dhe Loriana Kuka (-78kg) ndeshet ditën e shtunë.

Majlinda Kelmendi në ndeshjen e parë takohet me garuesen nga Bregu i Fildishtë, Salimata Fofana. Ndërsa, Nora Gjakova në ndeshjen e parë takohet me garuesen serbe, Marica Perisic.

Akil Gjakova në ndeshjen e parë takohet me fituesin e ndeshjes ndërmjet garuesit nga Arabia Saudite, Andulelah Albali dhe garuesit nga India, Nilesh Balhara. Loriana Kuka në ndeshjen e parë takohet me garuesen nga Uzbekistani, Nodira Yuldasheva.

Bashkë me garuesit atje po marrin pjesë trajneri Driton Kuka dhe kryetari Agron Kuka.

11/18/2019 19:43

Eliot Engel: Këtë përbërje duhet ta ketë Qeveria e re e Kosovës. Paralajmëron rrezik nëse ndodh prekja e kufijve