Kosova do të përballet me Spanjën në ndeshjen e rradhës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës “Katar 2022”.
Ndeshja me Spanjën do luhet në “Fadil Vokrri” të mërkuren me fillim nga ora 20:45, shkruan GazetaBlic Sport.
Gjyqtari kryesor i këtij takimi do të jetë skocezi Bobby Madden.
Madden është gjyqtar me eksperiencë pasi ka 11 vite karrierë, ndërsa ndihmës të tij janë caktuar David Roome dhe Sean Carr që janë poashtu nga Skocia, gjyqtar i katërt është caktuar David Munro.
Në dhomën e VAR-it do të jetë kryesori Jarred Gavan Gillet me ndihmësin e tij Nick Hopton.
/GazetaBlic Sport/


