Lajme

Kosova si shtet në CEFTA, njohësi i ekonomisë jep detaje për përfitimet

10/09/2024 23:51
nga:Sh R

Jo më nga UNMIK-u.

Kosova, nga sot do të përfaqësohet si shtet në CEFTA.

E se çfarë përfitimesh do të ketë nga kjo, ka treguar njohësi i Ekonomisë, Mustafë Kadrijaj.

Ai në Edicionin Special në Klan Kosova tha se ky është një avancim shtesë.

“Ky duhet të merret si një hap pozitivë edhe nga ana e skeptikëve”, tha ai.

Eksperti theksoi se mbyllja e shteteve shpesh ka ditur të çojë deri në rënie të ekonomisë.