Opinion

Kosova Peng i Fajdexhinjëve

Gazeta BlicGazeta Blic

Republika e Kosovës, shpalohet definitivisht, si një Peng i Fajdexhinjëve dhe Kriminelëve të organizuar e përbashkuar – në Kartele të super-etabluara!?

Dhe, s’është vetëm Republika (si nocion), peng i Fajdexhinjëve e Kriminelëve të Kartelit të Organizuar Kriminal!?

Por edhe vet shtyllat e shtetit – kurrizi, dhe çdo pore e zgjatim i saj – perfshirë Institucionet e Drejtësisë (i gjithë zinxhiri – që nga Prokuroria e Gjyqësori, e pjesërisht edhe Policia (e cila megjithatë, dhe pa asnjë dyshim – ka edhe anët e saj të pa infektuara…), e tutje, peng të Kartelit Kriminel, dolën cipridon cullak edhe Institucionet Qeverisëse e të Administratës së saj, përfshirë partitë politike (që nga nëndegët – Partiokracia që po transportohet pastaj si kancer në Institucionet e shtetit), sikurse edhe e gjithë Shoqëria dhe Bizneset!

Krimi, Korrupsioni dhe Kartelet e strukturuara Mafioze, kanë mbërthyer trupin e Republikës, si një Kancer!

– Tash ose kurrë – kërkohet vërtet, një mobilizim i menjëhershëm gjithë-shoqëror, partiak e politik, i shoqërisë civile dhe çdo njërës hallkë e qelizë të vendit tonë – antitrupat e mobilzuara…!

– Mobilizim (voluntar) edhe misionar i mediave të shëndosha e profesionale (me ndihmë edhe të qytetarëve!) – për mbledhje të fakteve të gjithanshme e të gjithmbarshme (kemi dhjetëra e dhjetëra vetëvrasje nga pressingu e shantazhet e fajdexhinjëve, familje të tëra të sjella në buzë të greminës e vet-varrimit!); Duhet të shpalojmë të gjitha rastet konkrete, që janë të mirë njohura për qytetarët…!

Gjithashtu…, na duhet një Mobilizim dhe Lëvizje e gjithmbarshme, që me çdo formë, sikur në vitet e 90-ta të përbashkuar kundër Serbisë së Millosheviqit!) – të bashkohemi në Protesta kontinuale dhe të pa ndalshme në çdo cep të vendit – që t’a shkapim shtetin e institucionet e tij – nga rrjetet mafioze e kriminale (veçanërisht institucionet e drejtësisë), ku shpesh, mund të jenë edhe të njohur tanë, familjar, kolegë apo bashkë-rrugëtues (në dukje të parë) “inosent e “të pa fajshëm”” dhe, medemek, të njerëzishëm…!?
– Republika dhe fatet e vendit, të fëmijëve tanë – po bjerren e plaçkiten pa pikë mëshire (t’i thua se janë t ‘Serbisë), e për çudi, edhe të vet Zotit dhe gjithë miqve tanë nga e gjithë bota – kjo masakër plaçkitëse, po ngjanë para syve tanë – pa asnjë rezistencë pro-aktive, pa asnjë reagim të organizuar e sinkronizuar gjithë-shoqëror, pa ashpërsinë e kërkuar, e t’pa kompromis, tonin si shoqëri dhe si individ…!

Vendit, shoqërisë, institucioneve të Drejtësisë dhe politikës i duhet një “Catharsis” e purifikim, një skanim dhe pastrim i gjithmbarshëm e i menjëhershëm – një luftë me vetveten (që është më e vështirë nga ajo me okupatorin e djeshë, të huaj!), kërkohet një mobilizim e luftë me veset dhe indet e ankoruara kriminale në qenien tonë, të mbjella n’mentalitetin tonë korruptues, përvetësues, plaçkitës e përfitues – që si një kancer i pa mëshirshëm – po bjerr gjithçka që është arritur në gjakimin e kalvarin 100 vjeçar për Shtet tonin, për Liri, Drejtësi, Demokraci, Shtet Ligjorë, Solidaritet e përkujdesje të ndërsjellë njerëzorë e institucionale, për Qasje të barabartë për të gjithë në tregun e punës dhe për mundësi të njëjta shkollimi e prosperiteti për të gjithë…!

Ne, na duhet që atë pronën e përbashkët, shtetërore e shoqërore, publike e private, ta trajtojmë të pronë të seicilit prej nesh – ta shohim e përjetojmë si të shenjtë. Si e gjithë bota e civilizuar.

Ky akultirim dhe degradimi i gjithmbarshëm moral që ka ngjarë në vendin tonë, pas luftës së fundit – t’shpërfaq një shoqëri me tipare krejt tjetër – nga ajo e viteve të 90-ta – kur i njëjti komb, pra ne, përkundër represionit e terrorit sistematik të Serbisë gjenocidiale – kishim bashkuar çdo qelizë të kombit në vend, por edhe gjithandej në botë, për çlirim nga nënshtrimi, nga prangat e nga pa-drejtësitë…!

Andaj Kosovarë,

Përkundër gjendjes së pa shpresë sot, e përkundër depresionit, pafuqisë, letargjisë që shkakton kjo kapje totale nga e keqja kriminale e nga akulturimi, degradimi dhe degjenerimi kriminal e i gjithmbarshëm institucional e shoqërorë dhe njerëzorë – njejtë si një pacient kaceri – duhet të aktivizojmë gjithë potencialet tona që na i ka dhuruar Zoti, besimin në vete e në komb, besimin në indet e pa sëmura dhe vullnetin e gjithësecilit për jetë më t’mirë, që ta gjuajmë mënjane t’keqën që e kemi përmbrendësuar me shpresën, se një ditë, pa ndihmën e secilit prej nesh, do t’qel një mëngjes fisnik Europian edhe n’Kosovë, do t’vijnë sa të tjerë që t’na shërojnë…

E pamë frik edhe Austri, atje ku ka pakrahasimishtë më shumë shtet të konsoliduar e ligjor, drejtësi e shtet human – se megjithatë, u deshtë edhe reagimi e gjykimi qytetarë e shoqëror, që nxjerr jashtë sistemit (trupit) dhe i dërgon në hànin e hiçit e në skëterë dhe burgje gjithë dallaveregjinjtë, plaçkitësit, Kriminelët, Kartelet Mafioze dhe faqezinjtë, sado të fuqishëm e të pushtetshëm që të jenë…

Duhet, pa prit asnjë ditë, t’ngrihemi të gjithë, për hire të vetës, të Kosovës dhe andrrave tona për drejtësi, jetë humane, shtet që mbronë qytetarin e pa fajshim, që hap perspektivë për punëtorin e të drejtin, të përgaditurin e profesionistin, por edhe për shtet që ia ngjet dorën të pa aftit e hendikepuarit, të varfrit, e të pa shpresit…

Të gjithë bashkë…, ta gjuajm menjanë, Qoftlargun (kancerin) që na ka mbërthye gjithkah…