Lajme

Kosova sërish në zgjedhje parlamentare?

03/14/2018 13:13
nga:M H

Vetëm zgjedhjet e reja parlamentare do të hapnin rrugën që Kosova të dalë nga kriza politike e institucionale në të cilën ka rënë tashë një kohë. Kështu vlerëson njohësi i çështjeve politike në vend, Ramush Tahiri.

Ai në një deklaratë  të dhënë për “Gazeta Blic”, pohoi se shkuarja në zgjedhjet e reja do të prodhonte zgjidhje, dhe se Qeveria Haradinaj është formuar me kalimin e deputetëve të AKR-së nga koalicioni parazgjedhor me LDK-në, si dhe me votat e Listës Serb, gjë kjo që e bën këtë qeveri të jetë e dobët.

“Shkuarja në zgjedhje të reja parlamentare është e vetmja zgjidhje për të dalur Kosova nga kriza politike dhe institucionale ne të cilën ka rënë. Edhe ashtu Qeveria Haradinaj u krijua me kalimin e deputetëve të AKR nga koalicioni parazgjedhor me LDK si dhe me votat e Listës Serbe e cila si forcë politike është bërë e pashmangshme për çdo Qeveri, por tash votat e saja duke pasur një rëndësi vendimtare. Qeveria me një vote më shumë në Parlament , dhe me 80 zëvendësministra është jo vetëm barrë për paaftësinë e saj por ndikon që me moszgjidhjen e çështjeve akumullon tensione dhe destabilizon gjendjen”, është shprehur Tahiri.

Në fotografi: Ramush Tahiri

Analisiti Tahiri duke folur më tej për situatën poltike, sqaroi se edhe përçarjet e fundit në Vetëvendosje, kontribon që vendi të ketë  zgjedhjet të reja paralamentare. Ai e sqaroi më mirë këtë.

“Zgjedhjet e reja parlamentare prodhojnë zgjidhje. Ato janë tash të pashmangshme pas ndodhive e përçarjeve në lëvizjen Vetvendosje, pas futjes në Qeveri të AKR sepse me zgjedhje sigurisht që prodhohet një realitet i ri dhe në koalicion qeverisës kredibil e i qëndrueshëm me parti të përkrahjes së madhe që i qojnë përpara proceset e integrimeve evropiane”, shtoi ai.

Sipas Tahirit, nëse kjo qeveri nuk arrin t’i zgjidh çështjet e rëndësishme për vendin siç është edhe demarkacioni, atëherë qytetarët do të humbin shansën e fundit që të lëvzin lirshëm, po ashtu analisiti bëri më dije se nësë edhe kjo qeveri dështon atëherë faktori ndërkombëtar do të bindet se elita poltike në Kosovë e ka prioritet interesin personal e klanor, dhe jo interesin kombëtar e shtetëror.

“Vazhdimi i qeverisjes është vazhdim i agonisë e i prolongimit por edhe i moszgjidhjes së çështjeve që ndërkombëtarët megjithatë po e përkrahin me shpresë se do t’i kryen demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe Asociacioni e komunave me shumicë serbe si dhe do ti përmbyllin bisedimet me Serbinë dhe marrëveshjen e ashtuquajtur historike. Mirëpo mosmiratimi i demarkacionit e humb përfundimisht shansin që kosovarët të lëvizin lirshëm ne Evropë deri në vitin 2020 dhe përfundimisht e bindin faktorin ndërkombëtar se kjo elitë politike e ka prioritet interesin personal e klanor e jo interesin kombëtar e shtetëror dhe si të tillë e përkrahin idenë e zgjedhjeve të reja dhe i marrin masat që ato të jenë të drejta të ndershme dhe fer e të pranushme”, potencoi Tahiri.

Ndryshe, Qeverisja Haradinaj që nga fillimi i mandatit është kritikuar ashpër për vendimet të cilët i  ka marrë.

Ritheksojmë që një ndër premtimet kryesore të Qeverisë Haradinaj, ishte ratifikimi i marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi. Premtim ky që nuk është realizuar deri më tash.

Marrëveshja për Demarkacion, ka dështuar të hidhet në votim  që tri herë radhazi. E gjithë kjo për shkak se koalicioni qeverisës nuk i ka votat e mjaftueshme për ta kaluar këtë marrëveshje.

Për të kaluar marrëveshja për Demarkacion, duhen 80 vota ndërsa koalicioni qeverisës tashmë i ka vetëm 78 vota./Gazeta Blic./

12/18/2018 20:55

Barcelona po e shet këtë sulmues për 65 milionë euro