Lajme

Kosova raporton për Dialogun Ekonomik-Financiar në Bruksel

05/18/2017 12:12
nga:A. R.

Kosova ka marrë pjesë në takimin e Dialogut Ekonomik dhe Financiar në Bruksel, ku si anëtar i barabartë me shtetet e rajonit dhe Turqinë kontribuoi në diskutimin e përgjithshëm mbi pritjet makrofiskale dhe reformat strukturore me ndikim në zhvillimin ekonomik.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të Ministrisë së Financave, delegacioni që u kryesua nga zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, falënderoi Komisionin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane për vlerësimin e ERP-së si një dokument kualitativ për nga aspekti analitik dhe theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës në përmbushjen e rekomandimeve që dalin nga ky proces.

Bëhet e ditur se vlerësimi i ERP-së dhe rekomandimet përkatëse do të publikohen në faqen zyrtare të Komisionit Evropian pas datës 23 maj, kur planifikohet të miratohen konkluzionet dhe rekomandimet përfundimtare, transmeton Klan Kosova.

03/29/2019 19:58

Vjosa Osmani i jep një mesazh të qartë Hashim Thaçit për marrëveshjet me Vuçiqin