Sporti

Kosova pëson humbje të rëndë nga Izraeli (VIDEO)

11/09/2017 20:52
nga:Y.K

Kosova u21 ka humbur ndeshjen e pestë kualifikuese për “Euro 2019”.

Reprezentacioni i shpresave është mposhtur me rezultat bindës 0-4 në stadiumin “Adem Jashari” nga kombëtarja e Izraelit, shkruan Gazeta Blic

Të përzgjedhurit e Rafet Prekazit në minutat e parë të ndeshjes e kanë dominuar lojën, por vetëm 15 minuta ka zgjatur ky dominim i lojtarëve tonë.

Kur po luhej minuta e Nachmias i zuri në befasi mbrojtësit e Kosovës duke shënuar për 0-1.

Në minutën e 44, skuadra mike shëonoi përsëri gol, ishte Weissman ai i cili mbylli pjesën e parë me rezultat 0-2.

Në pjesën e dytë skuadra mysafire shënoi edhe dy gola, së pari në kundërsulm shënoi Dasa për 0-3

Dhe në fund Izraeli shënoi përmes Plakushchenko në minutën e 92 për rezultatin përfundimtar 0-4.

Pas kësaj humbje Kosova, tani ka 6 pikë dhe renditet në vendin e katër në grupin e pestë, ndërkohë para Kosovës janë.. Irlanda me 10 pikë, Gjermania me 9 pikë dhe Izraeli me 7 pikë.

 

Ndeshjen e ardhshme Kosova do ta luajë me kombëtaren e Azerbajxhanit me 14 nëntor në Baku../Gazetablic.com

11/14/2017 16:54

Azerbajxhani – Kosova ndeshja përfundon me këtë rezultat