Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se filmi “Mua besoj më shpëtoi portreti”, me regji nga Alban Muja, do të ketë premierën botërore në Berlinalen e këtij viti, që do të mbahet në shkurt, raporton GazetaBlic.
Filmi është pjesë e programit “Forum Expanded” dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Ai tregon historinë e piktorit Skender Muja dhe të tjerë qytetarë mitrovicas që, gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999, u ngujuan nga forcat serbe në një kamp ndalimi.
Kryeministri Kurti shprehu urime për Alban Mujën dhe ekipin e filmit për këtë arritje të rëndësishme.