Sporti

Kosova përforcohet para ndeshjes me Ishujt Faro

09/08/2018 23:36
nga:M K

Besar Halimi do të jetë përforcimi i ri i Kombëtares së Kosovës për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve.

Kosova nuk arriti të marrë më shumë se një barazim 0-0 në udhëtim te Azerbajxhan në ndeshjen e parë.

Në këtë përballje, një nga mungesa e mëdha të Kosovës ishte mesfushori Besar Halimi, që së fundi kompletoi transferimin nga Mainz te Brondy në Danimarkë.

Por, trajneri Bernard Challandes për ndeshjen e së hënës kundër Ishujve Faroe, do të ketë një alternativë më shumë për mesfushën, duke llogaritur edhe në Besar Halimin.

23 vjeçari pritet të jetë titullar në këtë ndeshje, derisa na mbetet të shohim sesi do të paraqitet.

05/30/2020 20:28

Besart Halimi merr një dhuratë të mrekullueshme nga një fans i tij