Sporti

Kosova nuk ka pësuar gol në pesë ndeshjet e fundit!

10/11/2018 17:16
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës sonte takohet me Maltën.

Kosova dhe Malta takohen sonte me fillim nga ora 20:45, në kuadër të raundit të tretë të Ligës së Kombeve, shkruan GazetaBlic

Kosova ndodhen në vendin e parë në grupin e tretë me katër pikë – kurse Malta ka vetëm një pikë në dy duelet e para.

Kombëtarja e Kosovës nuk ka pranuar gol në pesë ndeshjet e fundit, gjë kjo që tregon se faza mbrojtëse së bashku me Samir Ujkanin janë përmirësuar dukshëm.

Në pesë ndeshjet e fundit, Kosova ka shënuar tetë gol dhe nuk ka pësuar asnjë.

/GazetaBlic/