Rastet e COVID-19 vazhdojnë të jenë në trend të njëjtë, dhe teksa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta situata epidemiologjike në Kosovë mbetet e pasigurt.
Kështu vlerëson Ministria e Shëndetësisë, e cila thekson se mesatarja aktuale 7-ditore e rasteve të reja është 15,42 raste/ditë, që është e njëjtë me periudhën e mëparshme 7-ditore.
Ndërkohë që rastet aktive në nivel vendi tashmë kanë shënuar rënie, ku numri total është 431.
“Nga 1.958 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 25 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.317. Në total numri i rasteve aktive është 431.”, thuhet në raportin e fundit të MSh-së.