Sporti

Kosova në top 3’shen e kombëtareve me moshën mesatare më të re në formacionin startues

11/21/2019 15:19
nga:M K

Kosova ka shënuar rezultate të jashtëzakonshme në kualifikimet e rregullta për EURO 2020.

Përkundër faktit se djelmoshat e Challandes’it nuk ia arritën qëllimit për t’u kualifikuar tutje, kanë treguar performancë të jashtëzakonshme, duke bërë bujë të madhe në mediat botërore, sidomos pas përballjes me Anglinë, shkruan GazetaBlic.

Faqja zyrtare e shtëpisë numër një të futbollit kosovar ka publikuar para pak çastesh të dhëna interesante si dhe statistika të ndryshme.

Siç edhe mund ta shihni më poshtë, Kosova qëndron në top 3 skuadra me moshën mesatare më të re në formacionin startues.

Mosha mesatare e formacionit bazë të kombëtares “verdhë e kaltër” ishte 23.7, derisa në vendin e parë pozicionohet Turqia me 23.6. Kujtojmë se kjo e fundit siguroi pjesëmarrjen për në EURO 2020, edhe pse ishte në një grup të vështirë, bashkë me kampionin aktual botëror, Francën, Islandën, Shqipërinë, Andorrën dhe Moldavinë.

/GazetaBlic/

12/11/2019 07:22

Josep Borrell ju shkruan letër ministrave të BE-së për Kosovën