Fit&Sexy

Kosova në alarm: 10 rregullat që duhet të ndiqen për mbrojtje nga ‘Koronavirus’

02/24/2020 15:17
nga:N S

Koronavirusi është bërë një epidemi globale për momentin, derisa raportohet për rreth 2 mijë viktima, dhe rreth 20 mijë të prekur. E shqetësimi ka arritur edhe në Kosovë pasi Klinika Infektive sot në mesditë raportoi se dyshohet për një rast të prekur nga ky virus. Pas analizave që u bënë në pacienten që kishte ardhur nga Italia, u konfirmua se ishin negative dhe se nuk bëhej fjalë për infektim.

Koronavirusi përhapet përmes avullit të frymëmarrjes, siç është kur dikush teshtit ose kollitet në ajër përreth jush. Viruset e gripit dhe viruset e zakonshëm të ftohjes gjithashtu janë përhapur në këtë mënyrë.
Gjërat që duhet të bëni për të mbrojtur veten nga koronavirusi janë gjëra që duhet të bëni çdo ditë. Por numër 1 është që të praktikoni një higjienë të mirë personale.

Por këto janë disa nga rregullat themelore që të mbrohemi nga ky virus vdekjeprurës:

1.Lani duart me sapun ose përdorni një sanitizues dore që përmban alkool.

2. Teshtitni dhe kollituni në bërrylin tuaj. Nëse ndodh që pështyma juaj të kalojë në lëkurën tuaj, pastrojeni menjëherë.

3. Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që janë të sëmurë, veçanërisht me njerëzit që shfaqin simptoma të frymëmarrjes dhe ethe.

4.Qëndro në shtëpi kur të jesh i sëmurë.

5.Kërkoni ndihmën e hershme mjekësore nëse kanë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

6.Shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë, të pambrojtur me kafshë dhe tregjet ku ka kafshë.

7.Shmangni ngrënien e produkteve shtazore të papjekura ose të pjekura dhe bëni kujdes kur përdorni mish të papjekur, qumësht, për të shmangur kontaminimin me ushqime të papjekura.

8.Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes.

9.Përdorni një maskë sa herë që keni kollë ose vështirësi në frymëmarrje.

10.Shmangni prekjen e syve, hundës dhe gojës me duar të pa pastërta.