Uncategorized

Kosova Motors përfaqësues i vetëm i markës së njohur Hyundai Motor Comapany

02/18/2020 10:07
nga:A. R.

Nga fillimi i këtij viti, Kosova Motors JSC është bërë importuesi i vetëm zyrtar i markës së njohur Hyundai Motor Company.

Marrja e përfaqësisë së Hyundai Motor Company për Kosovë është bërë duke dëshmuar edhe një herë besueshmërinë, përkushtimin dhe përvojën e gjatë cilësore në treg të Kosova Motors.

Në pikën e re shitëse, Kosova Motors ofron modelet më të fundit të veturave të reja të Hyundai. Gjithashtu ofron edhe servisimin e këtyre veturave, si i autorizuari i vetëm për të gjitha veturat me garancion dhe ato jashtë garancionit.

Drejtori i përgjithshëm i Kosova Motors, Driton Zairi, është shprehur shumë i kënaqur, që kompania që udhëheq ka arritur këtë standard të ri.

“Jemi shumë krenarë që qendra jonë automobilistike, krahas afarizmit të suksesshëm me brendin botëror Ford, tash ofron edhe veturat e brendit Hyundai. Kjo dëshmon që kompania jonë është shumë profesionale dhe punon çdo ditë që të ofrojë cilësi dhe seriozitet në punë.” ka theksuar Zairi.

Zairi ka shtuar se qëllimi kryesor i Kosova Motors është të ketë klientë të kënaqur.

“Jemi shumë të përkushtuar të ofrojmë shërbime kualitative në servisim dhe mirëmbajtje për të gjithë klientët tanë. Qëllimi jonë është të mbajmë klientët të kënaqur”, ka nënvizuar ai.

Qendra e re shitëse dhe kontrolluese e Hyundai, gjendet në kilometrin e katërt të rrugës magjistrale Prishtinë – Ferizaj, afër sallonit shitës të Ford.

Me hapjen e kësaj qendreje, Kosova Motors JSC është shndërruar në pikë profesionale automobilistike në tregun kosovar, me ofertë shumë të pasur të veturave dhe shërbimeve, në njërin prej objekteve më moderne në vend.