Sporti

Kosova me një medalje në “Grand Prix Tel Aviv”, Laura Fazliu eliminohet nga Ekaterina Valkova

01/24/2020 12:35
nga:M K

Raundin e parë e kaloi pa luftë, derisa në të dytin u eliminua.

Laura Fazliu është mposhtur nga rusja Ekaterina Valkova në “Grand Prix” të Tel Aviv’it, në kategorinë deri 63 kilogramë, shkruan GazetaBlic.

Kosovarja e cila pozicionohet në vendin e 75’të të ranglistës së përgjithshme, u mposht nga rusja me përvojë, e cila ka 139 përballje në karrierë, prej tyre 77 fitore dhe 62 humbje.

Fazliu ndërkaq, ka 34 fitore dhe 19 humbje në 53 ndeshje. Me eliminimin e saj, Kosova mbetet me një medalje në Izrael, ku Nora Gjakova fitoi të bronztën në kategorinë deri 57 kilogramë.

Xhudistët kosovarë vazhdojnë sukseset e tyre në turnetë ndërkombëtarë, e ku padyshim se synimi kryesor është mbledhja e pikëve për ta fituar normën olimpike për Tokyo 2020.

/GazetaBlic/