Lajme

Kosova me masa të shtuara për parandalimin e Koronavirusit

02/24/2020 17:50
nga:Gazeta Blic

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për përhapjen e koronavirusit nga organizata botërore e shëndetësisë edhe shteti i Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse për këtë virus, ku me këtë rast Klinika Infektive ka dërguar ekipe mjekësore në pika kufitare dhe në Aeroportin e Prishtinës, ekipe këto që janë në shërbim 24 orë për identifikimin dhe kontrollimin e udhëtarëve për këtë virus.

Infektologu Valbon Krasniqi, tha se në Klinikën Infektive janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse për koronavirus. Sipas tij, aktualisht nuk ka asnjë rast të identifikuar me këtë virus në Kosovë.

“Klinika Infektive tani për tani në këto momente është e përgatitur, është e pajisur me masa mbrojtëse personale për personelin shëndetësor, ka planin e veprimit dhe të përgjigjes të hartuar. Po ashtu, kemi caktuar dhomën e triazhimit apo dhomën e parë ku këta pacientë do të vizitohen, do të bëhet ai chek up i parë, kontrolla e parë, është përcaktuar edhe reparti, edhe dhomat ku do të trajtohen këta pacienta eventualisht dhe kemi po ashtu shumicën e terapisë së nevojshme e cila nëse paraqitet nevoja duhet të aplikohet te këta pacienta. Edhe institucionet tjera shëndetësore veçanërisht instituti kombëtar i shëndetit publik që i ka parapri ose ka qenë si me thanë në monitorim të vazhdueshëm të situatës epidemologjike, tash edhe pikat kufitare, përfshiri aeroportin dhe të tjerat ka ekipe mjekësore, ka rekomandime nga instituti kombëtar i shëndetit publik dhe nga organizata botërore e shëndetësisë se si duhet të veprohet me qytetarë apo udhëtar eventualisht mund të vijnë nga vende të prekura me këtë virus. Tani për tani deri në këtë moment që po flasim në Kosovë nuk kemi asnjë rast të konfiruar me koronavirus, kemi pas 3 raste të dyshimta dhe që të 3 janë testuar, pra janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar negativ”, u shpreh Krasniqi.

KosovaPress, ka vizituar edhe Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku po bëhen vetëm kontrollet e personave që vinë nga vendet e prekura nga koronavirusi.

Menaxherja e zyrës për marrëdhënie me publikun në Aeroportin “Adem Jashari”, Valentina Gara tha se janë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe se nëse dyshohet në ndonjë udhëtar për koronavirus, atëherë do ta izolojnë në karantinen e aeroportit, derisa t’i bëhen të gjitha procedurat mjekësore.

“Ne jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe me rekomandimet e tyre që na janë dhënë masat e ndërmarra deri më tani ja në se nëse vërehet një pacient me simptoma të tilla, atëherë ai pacient do të izolohet në karantinën e cila është në hapësirat e Aeroportit të Prishtinës deri në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të cilët më pas do të merren me të….Nëse një udhëtar i cili nuk paraqet simptoma të tilla, ne nuk i kontrollojmë ata udhëtarë, sa i përket destinacionit të Italisë, ne kemi dy fluturime në javë që vinë nga Verona. Ata udhëtarë do t’i në shtrohen disa pyetjeve nga Policia e Kosovës, po ashtu do të jetë prezent edhe ekipa mjekësorë të cilët do të ndalojnë personat që paraqesin simptoma të tilla”, u shpreh Gara.

Sipas shifrave më të fundit janë 77,809 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 2.372 të vdekur në të gjithë botën.

07/05/2020 12:04

Edhe një viktimë nga koronavirusi- Shkon në 5 numri i të vdekurve, të gjithë përdorën maskën e njëjtë për frymëmarrje