Sporti

Kosova me dy mungesa të mëdha në ndeshjen e sotme

11/18/2024 09:17
nga:Lorik J

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Lituaninë në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova sonte kërkon fitoren, që ta mbyllë mirë kampanjën me një tre pikësh, shkruan GazetaBlic Sport.

Megjithatë, “Dardanët” do kenë dy mungesa të mëdha në mbrojtje. Amir Rrahmani e Lumbardh Dellova do mungojnë, shkak i kartonëve të verdhë.

Kombëtarja e Kosovës synon fitoren dhe vendin e dytë, që më pas me “Play Off” të synojë ngjitjen në Ligën B të Ligës së Kombeve.

/GazetaBlic Sport/